Studimi: Ndryshimet klimatike rrisin mundësinë e goditjeve në tru

schedule09:19 - 11 Prill, 2024

schedule 09:19 - 11 Prill, 2024

Mbi gjysmë milioni goditje në tru në vit në botë mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e klimës. Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën Neurology.

Studiuesit ekzaminuan 30 vjet të dhëna mjekësore për më shumë se 200 vende. Ata shikuan numrin e vdekjeve nga goditjet në tru dhe barrën e paaftësisë së lidhur me goditjen për shkak të temperaturave që ishin shumë të larta ose shumë të ulëta.

Rezultatet

Në vitin 2019, pati 521,031 vdekje nga goditjet e lidhura me temperaturat jo optimale. Studiuesit zbuluan se shumica e këtyre “goditjeve klimatike” (474,002) ishin për shkak të temperaturave që ishin nën optimale, megjithatë ata gjetën gjithashtu një rritje të goditjeve të lidhura me temperaturat që ishin shumë të larta.

Me temperatura më të ulëta, enët e gjakut të një personi mund të ngushtohen, duke rritur presionin e gjakut dhe presioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku për goditje në tru.

Temperaturat më të larta mund të shkaktojnë dehidrim, duke ndikuar në nivelet e kolesterolit dhe duke shkaktuar rrjedhje më të ngadaltë të gjakut, e cila nga ana tjetër mund të çojë në goditje në tru.

Një nga autorët e studimit, Quan Cheng, PhD, i Spitalit Xiangya në Universitetin Qendror Jugor të Changsha në Kinë, deklaroi se si ndryshimet e papritura të temperaturës në vitet e fundit, të analizuara në hulumtim, mund të jenë përgjegjëse për rritjen e goditjeve në tru në nivel global. Dhe mbi të gjitha, në zonat me pabarazi më të madhe në aspektin e kujdesit shëndetësor./abcnews.al