Studimi: Ndryshim total, si ka ndikuar pandemia në jeten tonë seksuale

schedule15:44 - 23 Prill, 2021

schedule 15:44 - 23 Prill, 2021

Para pandemisë, shumë çifte  ishin si dy njerëz që vetëm sa kalonin natën bashkë, sipas Emily Jamea, terapiste seksi me bazë në Teksas. Duke qenë se më përpara shumica prej tyre kishin angazhime jashtë shtëpisë, disa partnerë zbuluan se bllokimet e lidhura me pandeminë i dhanë pushimin e nevojshëm, shkruan BBC.

“Fillimisht, pandemia u dha njerëzve mundësinë për t’u… rilidhur në një mënyrë që ndoshta më parë ata e kanë bërë kur kanë qenë me pushime,” thotë Jamea.

Ndërsa pandemia vazhdonte të përhapej, filloi të “shkaktonte dëmin e saj” në marrëdhëniet intime. Studimet nga e gjithë bota tregojnë histori të ngjashme. Kërkimet e kryera në Turqi , Itali , Indi dhe SHBA në vitin 2020 të gjitha tregojnë mungesën e marrëdhënieve seksuale.

“Mendoj se arsyeja ishte për shkak të stresit”, tha  Justin Lehmiller, psikolog social dhe hulumtues në Institutin Kinsey.

Për shumicën, bllokimet e shkaktuara nga pandemia krijuan një atmosferë pasigurie dhe frike. Shumë përjetuan ankth në lidhje me shëndetin, pasiguri financiare dhe ndryshime të tjera të rëndësishme në jetë. Stresi i shkaktuar nga këta faktorë – për të mos përmendur problemet që lindin duke qëndruar më shumë kohë me një person tjetër në një hapësirë ​​të ngushtë dhe të mbyllur – kontribuoi në mungesën e marrëdhënieve  seksuale.

Në disa mënyra, Covid ka treguar se është  toksik për seksualitetin – kështu që a do të jemi në gjendje t’i rikthehemi sërish aktivitetit seksual të mëparshëm, apo marrëdhëniet tona kanë pësuar probleme afatgjata?

Pjesë e studimit ishin personat e moshës mbi 18 vjeç, nga 57 vende.  Në fillimin e pandemisë, studiuesit vunë re shkaku kryesor në jetën e vakët seksuale ishin problemet financiare. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, shkaqet e tjera ishin vetmia, stresi  dhe frika ndaj Covid-19, raporton abcnews.al

Stresi lidhet me depresionin dhe “depresioni ndikon negativisht në dëshirën seksuale”.

 

Koha e kaluar së bashku  mund të zbehë eksitimin seksual.

“Një nga mënyrat për të mbajtur gjallë një marrëdhënie afatgjatë është misteri”, tha Lehmiller  “Kur e shihni njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës … ndjenja e misterit zhduket.”

Studiuesit në Institutin Kinsey sugjeruan një mënyrë për të përmirësuar jetën seksuale të çifteve: aktivitete të ndryshme. Një në pesë pjesëmarrës të studimit provuan eksperienca të reja në shtrat dhe kjo ndihmoi në ringjalljen e dëshirës dhe intimitetit.

Aktivitetet e reja që ndihmuan në përmirësimin e jetës seksuale të partnerëve përfshinin “provimin e pozicioneve të reja, fantazitë dhe masazhet”, sipas studimit. Por për ata që janë në marrëdhënie ku aktiviteti seksual është zbehur gjatë vitit të kaluar dhe nuk është rritur përsëri, a do të ndikojë në marrëdhënien e tyre? Varet, thonë ekspertët.

Por, për shumë njerëz, ka shpresë. Me më shumë njerëz që vaksinohen, bizneset po hapin sërish. “Njerëzit kanë filluar rutinën e tyre të vjetër”, thotë Jamea. Dhe efektet pozitive  në jetën seksuale po shihen. Çdo lloj kthimi në “normalitet” është një tregues i mirë për partnerët, betejat e të cilëve filloi gjatë pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!