Mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë një tjetër studim lidhur me efektshmërinë e vaksinave kundër COVID-19, që e cilëson një lajm shumë të mirë.
Lexo edhe: Mjeku i njohur: Mbyllja e shkollave vendim i pabazuar, lërini fëmijët të luajnë dhe të jetojnë
Epidemiologu shprehet se vaksinat Pfizer dhe Moderna janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale.
“Lajm shumë i mirë mbi vaksinat miqtë e mi! CDC sapo publikoi për herë të parë rezultatet e fazës së katërt klinike mbi vaksinat Pfizer dhe Moderna! Në detaj ata studiuan:
3.950 individë (kryesisht personel shëndetësor),
13 javë nën studim (14 dhjetor 2020 – 13 mars 2021).
477 individë (12.1%) kishin marrë vetëm një dozë vaksinë mARN.
2.470 individë (62.8%) kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.
1.003 individë (25.1%) nuk ishin vaksinuar.
Rezultatet:
14 ditë pas dozës së parë: efektiviteti = 80%
14 ditë nga dozës së dytë: efektiviteti = 90%
Si përfundim, rezultatet e para të një prove të katërt klinike tregojnë se:
Vaksinat e autorizuara me mARN (Pfizer dhe Moderna) janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale.
Vaksinimi kundër COVID-19 rekomandohet për të gjithë personat që plotësojnë kriteret (ndryshon sipas shteteve në SHBA).
Mbështetet rekomandimi i CDC-së për t’u vaksinuar me 2 doza të plota vaksine” shkruan mjeku./ db/ Abcnews.al

