Koha e ditës kur pini një filxhan kafe mund të ulë rrezikun e një vdekjeje të hershme, sugjeron një studim i ri.
Studimi zbuloi se njerëzit që pinin kafe në mëngjes kishin një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kishin një rrezik më të ulët të vdekshmërisë sesa konsumatorët e kafesë gjatë gjithë ditës, por hulumtimi nuk mund të provonte nëse kafeja ishte shkaku i vetëm.
Studiuesit nga Universiteti Tulane në Neë Orleans, shikuan 40,725 të rritur që kishin marrë pjesë në Anketën Kombëtare të Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqyerjes në SHBA midis 1999 dhe 2018. Ata u pyetën për konsumin e tyre të përditshëm të ushqimit dhe pijeve, dhe nëse pinin kafe, sa dhe kur.
Sipas hulumtimit, 36% e atyre që morën pjesë ishin konsumues të kafesë në mëngjes dhe 14% pinin gjithë ditën. Gjatë ndjekjes pas pothuajse 10 vitesh, 4,295 njerëz vdiqën, duke përfshirë 1,268 vdekje të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare.
“Ky studim nuk na tregon pse pirja e kafesë në mëngjes zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Një shpjegim i mundshëm është se konsumimi i kafesë pasdite ose në mbrëmje mund të prishë ritmet cirkadiane [ciklin 24-orësh të trupit tonë të ndryshimeve fizike, mendore dhe të sjelljes] dhe nivelet e hormoneve të tilla si melatonin. Kjo, nga ana tjetër, çon në ndryshime në faktorët e rrezikut kardiovaskular si inflamacioni dhe presioni i gjakut.”, tha studiuesi kryesor./abcnews.al