Studimi: Ja sa minuta ushtrime në ditë mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

schedule11:02 - 8 Janar, 2021

schedule 11:02 - 8 Janar, 2021

Nëse po përpiqeni të motivoni veten për të arritur qëllimet tuaja të fitnessit, sigurisht që nuk jeni i vetmi. Por një lajm i mirë është që një studim i ri tregon se disa ushtrime të vogla mund t’ju vijnë në ndihmë përveçse të arrini peshën e dëshiruar, por gjithashtu ndikon dhe në jetëgjatësinë tuaj.

Studimi tregoi se më pak se 11 minuta ushtrime në ditë rrisin jetëgjatësinë. Shkencëtarët në Shkollën Norvegjeze të Mjekësisë Sportive zhvilluan një eksperiment me disa pjesëmarrës sportivë për të ndjekur ushtrimet, duke e krahasuar me kohën joaktive, shkruan abcnews.al.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që ushtruan për 35 minuta në ditë panë ndryshimin më të madh statistikor në jetëgjatësi, megjithatë ata që lëvizën për vetëm 11 minuta treguan gjithashtu një ndryshim të dukshëm. Pra në të dyja rastet, pati ndikim pozitiv në jetëgjatësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!