Studimi: Infektimi me Omicron mund të mbrojë kundër variantit Delta

schedule14:23 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 14:23 - 28 Dhjetor, 2021

Të qenit i infektuar me Omicron mund të rrisë imunitetin kundër variantit Delta, sipas hulumtimeve nga shkencëtarët afrikanë. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga kolegët, ekzaminoi 15 persona, disa prej të cilëve ishin të vaksinuar dhe nxori në pah se personat e infektuar me  Omicron zhvilluan një imunitet kundër Delta.

Shkencëtarët më pas morën në studim mostra për të kuptuar nëse ata do të ishin në gjendje të neutralizonin Omicron dhe Delta pas 14 ditësh. Sipas shkencëtarëve, mundësia për të neutralizuar Omicron u rrit 14-fish. Pati gjithashtu një rritje 4.4 herë në aftësinë për të neutralizuar variantin Delta.

“Pjesëmarrësit në këtë studim ka të ngjarë të kenë qenë të infektuar më parë dhe më shumë se gjysma ishin vaksinuar,” thanë studiuesit. “Prandaj, është e paqartë nëse ajo që ne vërejmë është neutralizimi efektiv i tërthortë i virusit Delta nga antitrupat e  Omicron, ose aktivizimi i imunitetit të antitrupave nga infeksioni dhe/ose vaksinimi i mëparshëm.”

Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor dhe që atëherë është përhapur në mbarë botën. Dy studime nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat nuk janë rishikuar nga kolegët, sugjeruan se të infektuarit me Omicron kanë deri në 70 për qind më pak gjasa për tu shtruar në spital sesa personat e infektuar me variantin Delta.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!