Konsumimi i një birre në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, thotë një studim i kryer së fundmi. Sipas studimit, birra përmban disa probiotikë që mund të ndikojnë në shëndetin e përdoruesve.
Ekipi hulumtues arriti në përfundimin se birrat e forta belge si Hoegaarden, Westmalle Tripel dhe Echt Kriekenbier, kanë sasisë më të madhe të probiotikëve. Këto përfitime shëndetësore të birrës janë të lidhura me faktorët e rrezikut që mund të shkaktojnë Alzheimerin, pagjumësinë, autizmin dhe kancerin e zorrëve.
Në dallim nga disa pije të tjera, disa birra fermentohen dy herë, dhe ky fermentim i dyfishtë rrit përfitimet shëndetësore të saj, pasi rritet numri i probiotikëve. Profesori Eric Claassen, një ekspert në Universitetin e Amsterdamit, tha: “Në përqendrime të larta, alkooli është i keq për zorrët, por nëse pini vetëm një nga këto birra çdo ditë do të ishte shumë mirë për ju.” /abcnews.al