Përdorimi i rrjeteve sociale shoqërohet me një rrezik të shtuar të depresionit, i cili varion në varësi të moshës së përdoruesit dhe të cilës media përdor. Sipas një studimi të ri, ndikim më të madh duket se ka Snapchat, ndjekur nga Facebook. Studiuesit, së bashku me Dr. Roy Perlis nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Harvardit, analizuan të dhënat për gati 5,400 gra me një moshë mesatare 56 vjeç.
Asnjëra prej tyre nuk u diagnostikua me depresion të lehtë në fillim të studimit por një vit më vonë, pothuajse një në dhjetë përdorues (9%) kishte shfaqur shenja depresioni. Rreziku u rrit pasi përdorimi i tre mediave të njohura u rrit, Snapchat, Facebook dhe TikTok. Por kishte dallime në moshë: rreziku ishte më i lartë për përdoruesit e TikTok dhe Snapchat mbi 35 vjeç, por jo më të rinj.
E kundërta ishte për Facebook, ku rreziku i depresionit ishte më i lartë për përdoruesit nën 35 vjeç, por jo më të vjetër. Perlis tha “një shpjegim i mundshëm është se njerëzit me rrezik të lartë për depresion, edhe nëse nuk kanë ende depresion, kanë më shumë gjasa të përdorin mediat sociale. Një shpjegim tjetër është se mediat sociale e rrisin rrezikun.” /abcnews.al