Studimi i ri, pacientët me “Omicron” janë të mbrojtur nga riinfektimi me “Delta”

schedule22:11 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:11 - 28 Dhjetor, 2021

Një ekip studiuesish në Afrikën e Jugut kanë hetuar në lidhje me pacientët që preken nga Omicron për të parë nëse ato krijojmë imunitet nga Delta.

Studimi përfshinte persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar që nga testi kishin rezultuar të prekur me Omicron dhe jo me Delta. Studiuesit izoluan plazmën e gjakut të 15 prej këtyre pacientëve, 11 nga të cilët ishin shtruar në spital për shkak të simptomave por asnjëri prej tyre nuk ishte intubuar.

Atyre iu morën kampione gjaku menjëherë pas nisjes së simptomave dhe dy javë më vonë. Dy nga 15 pacientët nuk zhvilluan anti trupa neutralizues dhe u përjashtuan nga analiza.

Nga 13 të tjerë, 7 ishin të vaksinuar (3 prej tyre me doza Pfizer dhe 4 të tjerë më vaksinën Johnson dhe Johnson).

Mundësia për të neutralizuar variantin Omicron pritej, pasi ky është varianti që ka infektuar këta individë. Megjithatë analizat treguan rritje të anti-trupave me 14 herë.

Pjesa më e madhe e pacientëve, kryesisht ata që ishin të vaksinuar zhvilluan potencial edhe kundër variantit Delta.

Kjo do të thotë se infeksioni me Omicron mund të krijojë imunitet edhe ndaj Deltas. Ky është pa dyshim një lajm i mirë por do duhet të konfirmohet edhe në një kampion më të madh të individëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!