Një studim i ri e cilëson ndotjen e ajrit një vrasës më të madh se pirja e duhanit, aksidentet me makina apo Hiv/AIDS. Sipas raportit ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve deri në gjashtë vite.
Djegia e qymyrit konsiderohet si “fajtor” kryesor dhe më e prekura sa i përket këtij fenomeni rezulton të jetë India. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, por prapë ky fenomen vijon të jetë kërcënues për jetëgjatësinë e qytetarëve të saj.
Diegia e karburantit fosil po shkakton ndotje ajri dhe krizë klimatike. Kjo krizë tashmë po shton edhe ndotjen e ajrit duke shkaktuar zjarre.
Sipas shkencëtareve ngjarjet e fundit kanë treguar se mund të përballemi me situata të ndryshme në vende të ndryshme në varësi të faktit nëse qeveritë e vendeve do të veprojnë apo jo.
“Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh i jashtëm për shëndetin e njerëzve në planet, dhe që nuk njihet gjerësisht, ose nuk njihet me forcën dhe vrullin që mund të ketë,” tha Prof Michael Greenstone.
Ai tha se kalimi në energji më të pastër dhe zbatimi i masave të cilësisë së ajrit në termocentralet ekzistuese kanë zvogëluar ndotjen në shumë vende.
Kina filloi një “luftë kundër ndotjes” në 2013 dhe ka ulur nivelet me 29%. Kjo po shton mesatarisht 1.5 vjet jetë. m.v/abcnews.al