Studimi i Oksfordit: Njerëzit që fillojnë punën para orës 10:00 përjetojnë torturë

schedule12:49 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 12:49 - 15 Dhjetor, 2020

Një ndër studiuesit kryesor në Universitetin e Oksfordit, Dr. Paul Kelley ka deklaruar se njerëzit që fillojnë para orës 10 të mëngjesit përjetojnë torturë.

Ora e brendshme e trupit që njihet si “Ritmi Circadian”, tregon se si trupi dhe truri ynë funksionon në raport me kohën. Prandaj ai konsideron se fillimi punës para orës 10:00, torturon trupin tonë dhe ndikon negativisht në ekuilibrin natyror në trup.

Në fillim të shekullit të 20-të, kur u prezantua orari 8 orësh në punë, askush nuk e ka menduar orën natyrore të trupit të njeriut.

“Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme për sistemin trupor, afekton fizikun, aspektin emocional dhe përformancës trupore”, thotë Dr. Paul Kelley

Tashmë një shkollë britanike ka testuar teorinë e Dr.Kelley, duke shtyrë orarin e mësimit nga 8:30 në 10:00 dhe pas një kohë të gjithë studentët treguan rezultate më të mira në mësime. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!