Nga Steve Emerson, NewsMax
Ekstremizmi islamik mbetet forma më kërcënuese terrorizmit në të gjithë botën, sipas raportit të fundit nga Indeksi global i terrorizmit për vitin 2020 (GTI)
Ndër 20 shtetet më të rrezikuara nga terrorizmi, 19 prej tyre janë në shënjestër të islamikëve të armatosur. Katër organizatat më vdekjeprurëse terroriste të identifikuara janë Talibanët, Boko Haram, Shteti Islamik dhe grupi i lidhur me al-Kaidën al-Shabaab me bazë në Somali.
Këto organizata islamike ishin përgjegjës për gjysmën e viktimave totale të regjistruara në 2019. Disa media, megjithatë, zgjodhën të raportojnë mbi studimin e GTI duke theksuar një trend shqetësues të rritjes së aktivitetit terrorist.
Por një vështrim nga afër i të dhënave të GTI ofron sigurisht të dhëna më të sakta. Megjithëse incidentet e ekstremit të djathtë po rriten, sulmet terroriste islamike në Perëndim mesatarisht janë dukshëm më vdekjeprurëse.
Që nga viti 2002, sulmet ekstremiste të krahut të djathtë kanë shkaktuar 0.86 viktima për incident, ndërsa grupet islamike vrasin 4.49 njerëz për sulm. Sipas studimit, autorët kërkojnë të tregojnë se “forma më vdekjeprurëse e terrorizmit në Perëndim gjatë dy dekadave të fundit ka qenë terrorizmi fetar, i cili njihet si terrorizmi radikal islamik”.
Nga viti 1970-2019 kanë ndodhur rreth 170,000 incidente terroriste .
Raporti GTI zbulon se mes 13,826 viktimave të lidhura me terrorizmin vitin e kaluar, grupet e ekstremit të djathtë, përfshirë supremacistët e bardhë dhe neo-nazistët – vranë 89 njerëz.
Një sulm i vetëm me armë në dy xhami në Zelandën e Re shkaktoi 51 viktima. Për më tepër, njerëzit të cilët nuk janë pjesë e asnjë organizate janë autorët kryesorë të sulmeve ekstremiste të krahut të djathtë – jo grupe terroriste që priren të jenë më të organizuara .
Pothuajse 60% e sulmeve terroriste që nga viti 1970 janë kryer nga individë , jo nga organizatë , ndërsa më shumë se 90% e sulmeve islamikë përfshijnë vrasës që janë pjesë e organizatave zyrtare terroriste.
Kjo paraqet implikime të rëndësishme për vlerësimin e vdekshmërisë dhe kërcënimit të përgjithshëm nga terroristët të nxitur nga ideologji të ndryshme. Sulmet terroriste në Perëndim janë gjithashtu një pjesë e vogël (0.51%) e sulmeve totale të regjistruara në të gjithë botën.
Raporti i GTI zbulon se 96% e viktimave të lidhura me terroristët vitin e kaluar ndodhën në shtete që kishte konflikte të armatosura, jashtë Perëndimit.
Fushatat e dhunshme të drejtuara nga islamistët janë nxitësi kryesor i sulmeve terroriste globale, të cilat kërcënojnë shoqëritë kryesisht myslimane në të gjithë botën nga Azia – në vende të tilla si Afganistani, Filipinet dhe India – në Afrikë dhe në vende si Nigeria, Somalia, Egjipti dhe Mozambiku .
Këto të dhëna përforcojnë edhe më tepët të dhënat nga një studim tjetër i kohëve të fundit që tregon se organizatat fetare terroriste, kryesisht grupet islamike, kanë më shumë gjasa sesa grupet e tjera të motivuara ideologjikisht për të filluar një kryengritje.
Ndërsa grupet fetare nuk kanë gjasa të arrijnë objektivat e tyre përfundimtare, si shtypja e shteteve në konflikte të armatosura ose krijimi i një kalifati global, një organ i madh i hulumtimeve shkencore tregon se organizatat islamike janë përgjegjës të sulmeve dhe viktimave në të gjithë botën në krahasim me llojet e tjera të grupeve të armatosura.
Viktimat totale nga terrorizmi kanë pësuar rënie në vitet e fundit në shumicën e rajoneve. Ky lajm i mirëpritur mund t’i atribuohet kryesisht përpjekjeve të suksesshme kundër organizatës thelbësore të Shtetit Islamik.
Por xhihadistët po përhapen përtej qendrës së tyre tradicionale dhe mbeten kërcënimi më i madh terrorist global. Që nga viti 2013, bashkëpunëtorët e Shtetit Islamik kanë kryer më shumë se 3,000 sulme në 48 vende jashtë bazës së tij qendrore në Siri dhe Irak.
Viktimat nga terrorizmi në Azinë Jugore dhe Afrikën nën-Sahariane tani tejkalojnë numrin e viktimave të lidhura me terroristët në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Shtatë nga 10 shtetet me rritjen më të lartë të sulmeve gjatë vitit të kaluar ishin në Afrikën nën-Sahariane. Për shembull, Burkina Faso, përjetoi një rritje prej 590% të viktimave të lidhura me terrorizmin gjatë vitit të kaluar ndërsa degë të ndryshme të al-Kaidës dhe Shtetit Islamik zgjeruan praninë e tyre në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore.
Sipas raporteve të mëparshme të Europol, separatistët europianë kryejnë më shumë sulme sesa xhihadistët në kontinent.
Por këto vlerësime nuk janë pozitive për faktin se kërcënimi xhihadist është trans-nacional, jo i lokalizuar si lëvizjet separatiste dhe ka më shumë të ngjarë të shkaktojë më shumë viktima.
Përkundër përhapjes së terrorizmit, terrorizmi islamik vazhdon të jetë forma më e rëndë e terrorizmit në përgjithësi. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al