Studimi: Hunda “portë” infektimi për Covid-19, maska në këtë formë është si të mos e kesh fare

schedule13:34 - 22 Gusht, 2020

schedule 13:34 - 22 Gusht, 2020

Praktika e vendosjes së maskës me hundë jashtë është një gabim serioz që ju ekspozon ndaj infeksionit Covid-19 si të mos e kishin vënë fare atë.

Një grup shkencëtarësh nga Johns Hopkins Medicine, qendra amerikane që po hulumton për Covid-19, ka realizuar një seri eksperimentesh për të mësuar se si hyn virusi në trup, dhe mësuan se hunda është një goditje e përsosur.

Ajo përdoret si rruga kryesore e virusit për të mbërritur edhe në qelizat e tjera të trupit. Sipas studimit infeksioni shfaqet 700 herë më shumë përmes kësaj rruge se sa në rrugë të tjera.

Pjesa më e ndjeshme është pikërisht ajo e jashtme dhe sipërfaqësore dhe jo qelizat në brendësi të saj, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me faktorë të jashtëm, shkruan abcnews.al.

Dhe nuk është rastësi fakti që një nga simptomat e para të Covid-19 është humbja e nuhatjes.

Deri më tani askush nuk e kishte hetuar mundësinë që ACE2, ishte gjithashtu i pranishëm edhe në hundë.

Studiuesit hetuan nivelet dhe vendndodhjen e tij brenda sistemit të frymëmarrjes. Tek meshkujt ACE2 ndodhet gjithashtu në mushkëri, veshka dhe zorrë. Por duke pasur parasysh trendin e kësaj patologjie, ekziston dyshimi se pjesa e sipërme e traktit respirator, më e ekspozuar, është në të vërtetë pikë sulmi .

Mostrat e hundës u morën më pas nga një grup pacientësh për të përcaktuar lokalizimin e ACE2, duke përdorur një teknikë të quajtur mikroskopi konfokale që rrit ndjeshëm rezolucionin.

Në këtë mënyrë ishte e mundur të merreshin imazhe shumë të hollësishme, në të cilat receptorët ACE2 u nënvizuan nga një pigment fluoreshente.

Gjetjet, përveç nënvizimit të sjelljes së saktë, mund të çojnë në kërkimin e ilaçeve lokale që janë në gjendje të ndalojnë virusin.

Tani për tani, të vendosësh maskën në mënyrë korrekte është e vetmja gjë për të bërë, për sa kohë që dëshiron të mbrosh veten dhe të dashurit e tu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!