Studimi: Gratë pretendojnë se miku i tyre më i mirë është më i rëndësishëm se partneri

schedule14:54 - 8 Korrik, 2022

schedule 14:54 - 8 Korrik, 2022

Besoni apo jo, një studim i ri ka treguar se një numër i madh femrash do t’i japin përparësi miqve të tyre më të mirë sesa partnerit. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se këto gra nuk i duan partnerët e tyre, por se e konsiderojnë më të dobishme kalimin e kohës me miqtë e tyre.

Hulumtimi është kryer nga “Champneys Health Spa” dhe ka dalë në përfundimin se pothuajse 50 për qind e femrave preferojnë të kalojnë kohë me miqtë e tyre sesa me bashkëshortët. Për qëllimet e këtij hulumtimi, 1,517 gra u anketuan në Mbretërinë e Bashkuar.

Anketa zbuloi se rreth gjysma e grave kalojnë më shumë kohë me mikeshat e tyre. Gjithashtu, përmes një sondazhi, studiuesit u përpoqën të marrin një përgjigje në pyetjen se pse gratë preferojnë shoqërinë e miqve në vend të burrave të tyre.

Si arsye kryesore, rreth 57 për qind e grave përmendën faktin se ato “mund të flasin për gjithçka” me miqtë e tyre. 45 për qind thanë se më mirë do të dëgjonin një mik sesa burrin e tyre, ndërsa 44 për qind thanë se mund t’u tregonin gjëra që nuk mund t’i thoshin as partnerit të tyre.

Ajo që është mjaft interesante është se 30 për qind e femrave thanë se preferojnë të hanë drekë me miqtë, ndërsa 60 për qind thanë se e kalojnë më mirë të dalin jashtë nëse nuk ka meshkuj fare të pranishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!