Studimi: Foshnjat meshkuj “flasin” më shumë në vitin e parë sesa femrat

schedule17:59 - 31 Maj, 2023

schedule 17:59 - 31 Maj, 2023

Një studim i ri i botuar në revistën me akses të hapur i Science zbulon se ka dallime midis djemve dhe vajzave përsa i përket nisjes së fjalëve të para.

Sipas të dhënave foshnjat bëjnë klithma, tinguj të ngjashëm me zanoret dhe tinguj të tjerë të shkurtër . Studiuesit, të udhëhequr nga Kimbrow Ohler nga Universiteti i Memfisit, zbuluan se foshnjat meshkuj “flasin” më shumë se femrat gjatë vitit të parë, pavarësisht besimit të mbajtur prej kohësh se femrat kanë një avantazh ndaj meshkujve në gjuhë.

Megjithatë, ky avantazh i hershëm i foshnjave meshkuj në zhvillimin gjuhësor nuk zgjat. Nga fundi i vitit të dytë vajzat kishin arritur dhe tejkaluar djemtë. Në përgjithësi, të dhënat treguan se foshnjat meshkuj përdorën 10% më shumë shprehje të të folurit gjatë vitit të parë krahasuar me femrat.

Në vitin e dytë, foshnjat femra folën 7 % më shumë se foshnjat meshkuj. Për gjetjet e mësipërme, studiuesit përdorën më shumë se 450,000 orë regjistrime gjatë gjithë ditës nga 5,899 foshnja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!