Pacientët e infektuar me Covid mund të vuajnë për muaj me radhë nga “Mjegulla e trurit”, madje një dukuri e tillë është vënë re edhe te personat që nuk kanë qenë të shtruar në spital, sipas një studimi të ri.
Por çfarë është “mjegulla e trurit”?
Mjegulla e trurit nuk është një diagnozë, sëmundje apo çrregullim, sipas Dr. Sabina Brennan, një neuroshkencëtare dhe autore e librit “Beating Brain Fog”. Ky fenomen, njihet ndryshe si lodhje mendore.
Hulumtimi, i botuar të premten në revistën JAMA Network Open , zbuloi se gati një e katërta e pacientëve me Covid-19 kishin probleme me kujtesën dhe pacientët e shtruar në spital kishin më shumë gjasa të përjetonin probleme të tilla pas infektimit me Covid. Madje sipas një hulumtimi, të botuar në prill në revistën Lancet Psychiatry, deri në 1 në 3 persona me Covid-19 kishin simptoma neurologjike.
“Edhe pse shumica e njerëzve me COVID-19 përmirësohen brenda javësh pas infektimit, disa njerëz përjetojnë ende simptoma pas COVID-19,” thekson CDC. Studimi i ri përfshiu të dhëna, nga prilli 2020 deri në maj 2021, për 740 pacientë me Covid-19. Mosha mesatare e pacientëve ishte 49.
Midis të gjithë pacientëve, studiuesit zbuluan se 15% kishin probleme në rrjedhshmërinë e të folurit; 16% probleme të funksioneve ekzekutive; 18% në aftësitë njohëse; 20% në aftësinë e tyre për të përpunuar kategori ose lista; 23% probleme të kujtesës.
“Lidhja e COVID-19 me funksionimin ekzekutiv ngre pyetje në lidhje me trajtimin afatgjatë të pacientëve,” theksojnë studiuesit. ”
Studimet e ardhshme janë të nevojshme për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe mekanizmat që qëndrojnë në themel të mosfunksionimit kognitiv, si dhe mundësitë për rehabilitim.”
/abcnews.al