Studimi: Efektet anësore të dozës së tretë të “ngjashme” me të së dytës

schedule08:58 - 29 Shtator, 2021

schedule 08:58 - 29 Shtator, 2021

Efektet anësore që janë vënë re pas dozës përforcuese të vaksinës Pfizer dhe Moderna kundër Covid janë “të ngjashme” me efektet pas dozës së dytë, sipas një studimi të publikuar nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Studimi mori në shqyrtim të dhënat e mijëra njerëzve që morën një dozë të tretë midis mesit të gushtit dhe shtatorit. Që nga 19 shtatori, më shumë se dy milionë persona kishin marrë tashmë një dozë përforcuese në Shtetet e Bashkuara, sipas CDC.

Të dhënat e publikuara sot bazohen në pothuajse 20,000 persona që ishin regjistruar në një aplikacion (v-safe) dhe të cilët plotësuan një pyetësor pas vaksinimit të tyre. Ndër ata që plotësuan pyetësorin pas secilës prej tre dozave, pothuajse 79% raportuan një efekt pas dozës së tretë (dhimbje në vendin e vaksinës ) dhe 74% lodhje.

Pas dozës së dytë, 78% kishin dhimbje në vendin e vaksinës dhe 77% lodhje. Pothuajse 28% thanë se nuk ishin në gjendje të rifillonin aktivitetet e tyre normale pas dozës së tretë, kryesisht një ditë pas vaksinimit.

Sidoqoftë, këto shifra nuk përfaqësojnë popullsisë amerikane, tha  CDC, pasi shumica e personave të regjistruar ishin të bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!