Studimi: Edhe të vaksinuarit janë të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”

schedule10:33 - 29 Tetor, 2021

schedule 10:33 - 29 Tetor, 2021

Sipas një studimi britanik, edhe të vaksinuarit janë të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”, veçanërisht personat mbi 60 vjeç. Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit, të cilët publikuan studimin në medRxiv, sipas Reuters, analizuan të dhënat e 10,024 të vaksinuarve dhe 9,479 të pavaksinuarve.

Sipas studiuesve, veçanërisht për personat mbi 60 vjeç, “vaksinimi  nuk duket se mbron nga simptoma të ndryshme të “Covidit të  zgjatur” si aritmia e zemrës, dhimbje kyçesh, diabeti i tipit 2, sëmundje të mëlçisë, çrregullime të gjumit, të humorit dhe ankthit, etj.

Studiuesit arritën në përfundimin se “personat  që u infektuan me koronavirus pavarësisht se ishin vaksinuar, zhvilluan simptoma më të buta  por kjo nuk do të thotë se ata nuk zhvilluan simptoma të “Covidit  të zgjatur”.

Efektet pozitive të vaksinimit janë më të dukshme tek të rinjtë se sa tek personat mbi 60 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!