Femrat që jetojnë në qytete mund të jenë më të ekspozuar ndaj kancerit të gjirit, paralajmërojnë eksperët, pasi sipas tyre, ekspozimi ndaj dritave të natës e rrit rrezikun e sëmundjes me 10 përqind pas menopauzës.
Hulumtimet kanë zbuluar se drita artificiale mund të ndërpresë ritmin natyror të trupit, duke zvogëluar sasinë e melatoninës që prodhon trupi, një hormon që ngadalëson rritjen e tumoreve, thonë shkencëtarët.
“Do të jetë e rëndësishme që studimet e ardhshme të matin me saktësi dritën gjatë ekspozimit të natës për individët që përdorin një kombinim të masave objektive, pyetësorëve të hartuar me kujdes dhe pajisjeve personale të matjes.” tha Dr Rena Jones, që ishte pjesë e humumtimit. /abcnews.al