Fëmijët, që vijnë nga familje me prindër të divorcuar kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë, krahasuar me fëmijët prindërit e të cilëve qëndrojnë së bashku.
Ky është studimi, i bërë nga hulumtuesit e Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, të cilët analizuan të dhënat e 7,574 fëmijëve të lindur në periudhën 2000-2002.
Ata raportuan se rritja në peshë është veçanërisht e shënuar tek fëmijët prindërit e të cilëve divorcohen para se të jenë gjashtë vjeç.
Sipas tyre, fëmijët shfaqin nevojën për mbështetje më të mirë shëndetësore pasi familjet përkatëse kalojnë nëpër ndarje./abcnews.al