Sekreti i një martese të lumtur mund të jetë një dasmë modeste. Çiftet që shpenzojnë shumë para në ditën e tyre të madhe kanë më shumë gjasa të divorcohen, sipas një studimi, i cili shqyrtoi lidhjen midis lumturisë dhe parave të shpenzuara për martesën.
Sipas studiuesve, dhjetë për qind e martesave që filluan me dasma, çmimi i të cilave kalonte 20 mijë £, përfunduan me divorc në tre vitet e para. Nga ana tjetër, 34 për qind e çifteve që kishin vetëm dhjetë të ftuar në dasmë u divorcuan brenda dhjetë viteve, sipas Daily Mail.
Udhëheqësi i studimit, Harry Benson tha se ky studim konfirmon rezultatet e një hulumtimi të mëparshëm amerikan, i cili sugjeronte se dasmat e shtrenjta janë të këqija për martesën, sepse fusin në borxhe të porsamartuarit.
Duke marrë parasysh të gjitha gjërat, ky studim dërgon mesazhin se dasmat nuk duhet të kushtojnë shumë dhe se çiftet duhet të ndajnë ditën e tyre të veçantë me familjen dhe miqtë e ngushtë sa herë që është e mundur, tha Benson. /abcnews.al