Studimi: Covid-19 rriti vdekjen e grave shtatzëna dhe foshnjave të tyre

schedule09:11 - 1 Prill, 2021

schedule 09:11 - 1 Prill, 2021

Pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim të rëndësishëm dhe negativ te gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre, sipas një studimi në shkallë globale, shkruan CNN, informon abcnews.al. Studimi, i botuar në revistën Lancet zbuloi se lindja e foshnjave të pajetë dhe vdekja e nënave shtatzëna apo sapo kishin lindur, u rritën me gati 1/3, sipas të dhënave të bashkuara nga 40 studime në 17 vende.

Ka pasur një rritje gati gjashtëfish të shtatzënësive ektopike, kur veza e fekonduar rritet jashtë mitrës së një gruaje, midis janarit të vitit 2020 dhe janarit 2021, zbuloi shqyrtimi. Shtatzënitë e patrajtuara, ektopike mund të shkaktojnë gjakderdhje të rrezikshme për jetën.

Studiuesit nga Universiteti i Saint George të Londrës përcaktuan se shumë prej këtyre problemeve mund të vijnë nga mungesa e qasjes në kujdesin mjekësor gjatë pandemisë. Spitalet ishin të mbingarkuara me pacientë me Covid-19, dhe disa gra mund të kenë ngurruar të shkojnë te mjeku, të shqetësuara se do të ekspozoheshin ndaj Covid-19, informon abcnews.al.

Studimi gjithashtu zbuloi se numri i grave që raportuan simptoma të depresionit u rrit, sipas 6 nga 10 studimet, që studiuesit vlerësuan. Shkalla e shqetësimit të nënave ishte gjithashtu më e lartë.

Globalisht, niveli i vetëm që nuk ndryshoi shumë është numri i lindjeve para kohe. Të dhënat e grumbulluara nga vendet me të ardhura më të larta treguan një ulje prej 10% të lindjeve të parakohshme./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!