Studimi britanik: Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive edhe kundër variantit Delta

schedule09:34 - 22 Korrik, 2021

schedule 09:34 - 22 Korrik, 2021

Një studim i fundit ka bërë me dije se dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kundër COVID-19 janë gati po aq efektive kundër variantit shumë të transmetueshëm Delta krahasuar me efektet kundër variantit më parë dominues Alpha.

Mediat e huaja shkruajnë se vaksinat ishin shumë efektive kundër variantit Delta, tani lloji dominues në të gjithë botën, me kusht që një person të kishte marrë të dy dozat.

Ndër të tjera mësohet se ky është një studim i bazuar në të dhënat e fundit nga  Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në maj rreth efikasitetit të vaksinave kundër COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.

Të dhënat e analizuar treguan se Pfizer ishte 88 për qind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta me të dyja dozat, krahasuar me 93.7 për qind kundrejt variantit Alpha, gjerësisht e njëjtë me atë të raportuar më parë.

Ndërsa dy doza të vaksinës AstraZeneca ishin 67 për qind efektive kundër variantit Delta, nga 60 për qind e raportuar fillimisht, dhe 74.5 për qind e efektshme kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit prej 66 për qind.

“Vetëm ndryshimet modeste në efektivitetin e vaksinës u vunë re me variantin Delta krahasuar me variantin Alpha pas marrjes së dy dozave të vaksinës”, shkruajnë studiuesit e Shëndetit Publik në Angli.

Ndryshe, të dhënat nga Izraeli kanë vlerësuar se vaksina e Pfizer është më pak efektive kundër sëmundjes simptomatike, megjithëse mbrojtja ndaj sëmundjes së rëndë mbetet e lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!