Studimi: Ata që bëjnë këtë gjë, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditjes në tru

schedule10:37 - 31 Gusht, 2022

schedule 10:37 - 31 Gusht, 2022

Një fakt që shumë e harrojnë është se sa e rëndësishme është cilësia e gjumit për shëndetin. Këtë e vërtetojnë studime të shumta që kanë arritur në të njëjtin përfundim: më shumë se 70 për qind e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru mund të parandalohen, me kusht që njerëzit të flenë aq sa duhet.

Studiuesit ndoqën 7203 njerëz të shëndetshëm mbi moshën 50 vjeç për dhjetë vjet, duke i vlerësuar ata nga zero në pesë për kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit të tyre. Studiuesit vlerësuan përqindjen e ngjarjeve kardiovaskulare që mund të parandaloheshin me gjumë më të shëndetshëm.

Ata zbuluan se nëse të gjithë pjesëmarrësit do të kishin një rezultat optimal të gjumit, 72% e rasteve të reja të sëmundjes koronare të zemrës dhe goditjes në tru mund të shmangeshin. Dr. Aboubakari Nambiema thotë se nevojitet më shumë ndërgjegjësim për rëndësinë e gjumit të mirë për një zemër të shëndetshme.

“Duke pasur parasysh se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, nevojitet një ndërgjegjësim më i madh për rëndësinë e gjumit të mirë për një zemër të shëndetshme.” Profesor James Leyper beson se një gjumë i mirë i lejon trupit të pushojë, relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. /abcnews.al