Studimi: Arinjtë polarë mund të zhduken deri në 2100 për shkak të ngrohjes globale

schedule10:13 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:13 - 21 Korrik, 2020

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa për ngrohjen globale, sipas një studimi. Zhdukja graduale e habitatit të tyre për shkak të shkrirjes së akullnajave po shkurton kohën e gjuetisë të arinjve polarë, deklaruan shkencëtarët, shkruan EuroNews.

“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnar nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Për sa kohë akulli vazhdon të shkrihet kafshët do të detyrohen të shkojnë në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre. Femrat janë më të prekura nga  ky fenomen, pasi ato do të duhet të hyjnë në çadrat e tyre në vjeshtë të për të lindur në mes të dimrit dhe të dalin në pranverë me këlyshët e tyre.

“Ata duhet të kapin foka për të ruajtur yndyrë të mjaftueshme dhe të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer këlyshët e tyre gjatë verës,” tha Amstrup.

“E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar ata është të mbrojmë habitatin e tyre duke parandaluar ngrohjen globale,” tha Amstrup./abcnews.al