Studimi: 58% e emigrantëve të rikthyer duan të ikin prapë, 60% e tyre punojnë në të zezë

schedule08:05 - 22 Korrik, 2020

schedule 08:05 - 22 Korrik, 2020

Drejtoresha e Wold Vision Shqipëri e Kosovë, Eljona Boce Elmazi ka folur për integrimin e emigrantëve të rikthyer në vendine tyre.

E ftuar te ABC e Mëngjesit, ajo ka deklaruar se në qendër të emigrantëve janë arsyet ekonomike, por nuk mbeten pas ato shëndetësore, arsimore dhe sociale.

Drejtoresha ka treguar se kanë bërë edhe një studim, ku 58% e të rikthyerve duan të ikin prap, 70% e të rikthyerve nga emigrimi janë papunë dhe 60% punojnë në të zezë.

“Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për arsye ekonomike. Ne e ndërrorëm këtë studim dhe arritëm në faktin se ata janë papunë dhe përballen atje me një gjendjemë të keqe. Një pakië e tyre punon dhe shumica e tyre janë në të zezë, të pasiguruar.

Ne kemi vënë re që nevojat e tyre janë pa stade, që do të thotë strehim është nevoja bazë që duhet  t’i vish në ndihmë nevojave të tyre. E dytë duhet t’i vish nevojave që ka tregu,pra kërkohen arsim profesional, por ata kanë një arsim të mesëm ose nëntëvjeçar.

Ata kanë nevojë për shërbimet arsimore për fëmijët e tyre, për shërbimet shëndetësore si edhe shërbime sociale. Ndërkohë që nga studimi konstaton, vetëm 8% e tyre kanë marr shërbimet që ata kanë nevojë. Jemi duke i ndihmuar në mënyrë që të rimëkëmben. Gjatë pandemisë i jemi përgjigjur me paketa ushqimore dhe ekonomike. Studimi është bërë për 13 bashki. Kampioni  i studimit është i shpërndarë në mënyrë jouniforme, ju do mendoni se numri më i lartë është në Tirna, po është edhe Cërriku. 58% e tyre mendojnë se po ti jepej mundësia do të riktheheshin në emigrim, pavarësishst se kanë qëndruar në kampe”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!