Një fenomen i pazakontë është zbuluar së fundmi nga studiuesit te një paciente me HIV e cila nuk trajtohej, u infektua me Covid.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas të dhënave të studimit rezulto se në trupin e pacientes 22 vjeçare me HIV gjatë periudhës 9 mujore që ajo ishte e infektuar me Covid janë zhvilluar 21 mutacione të koronavirusit.
E reja pasi ka nisur përdorimin e ilaçeve anti-retrovirale të përdorura për trajtimin e HIV-it dhe u forcua sistemi i saj imunitar, ishte në gjendje të kapërcejë infeksionin COVID-19 brenda gjashtë deri në nëntë javë.
Ndërkohë në studimin e udhëhequr nga shkencëtarët nga Stellenbosch dhe Universiteti i Universiteti i KëaZulu-Natal theksohet se COVID-19 mund të ndryshojë me shpejtësi kur strehohet nga individë të imunosupresionuar, siç janë ata që nuk marrin ilaçe për të trajtuar HIV-in, dhe kjo mund të çojë në zhvillimin e varianteve të reja.
Ndër të tjera theksohet se varianti “Beta”, me të cilin pacienti në studim ishte i infektuar, u zbulua në Afrikën e Jugut, po ashtu edhe Omicron.
“Ky rast, si të tjerët më parë, përshkruan një rrugë të mundshme për shfaqjen e varianteve të reja. Përvoja jonë përforcon raportet e mëparshme se trajtimi efektiv anti retroviral është çelësi për të kontrolluar ngjarje të tilla,” kanë thanë shkencëtarët, të cilët theksojnë se kjo akoma mbetet një hipotezë.
Afrika e Jugut është dhe një ndër vendet më të prekur nga Covid në botë ku deri më tani ka 8.2 milionë nga 60 milionë njerëzit të infektuar me koronavirus, i cili dobëson sistemin imunitar./abcnews.al