Studimi: ¼ e pacientëve vuajnë nga “Covid i zgjatur”

schedule09:01 - 16 Qershor, 2021

schedule 09:01 - 16 Qershor, 2021

Sipas një studimi, një e katërta e pacientëve me Covid-19, 23.2%,  vuajnë nga “Covid i zgjatur”. Gjysma e pacientëve të cilët u shtruan në spital kishin simptoma të Covid, 30 ditë ose më shumë pas infektimit.

Pesë simptomat më të zakonshme post-Covid ishin dhimbja që përfshinin 5.1% të pacientëve; vështirësi në frymëmarrje, 3.5%; hiperlipidemia, 3%; lodhje, 2.9%; dhe hipertensioni, 2.4%. Për shembull, në mesin e moshave 0 – 18 vjeç, dhimbja dhe vështirësitë në frymëmarrje ishin dy simptomat kryesore.

Organizata FAIR Health  mori në studim 2 milion persona midis shkurtit dhe dhjetorit 2020.  Kur bëhej fjalë për rrezikun e vdekjes 30 ose më shumë ditë pas infektimit, pacientët të cilët u shtruan në spital  kishin përqindjen më të lartë të vdekjeve – 0.45% e këtyre pacientëve vdiqën.

Për pacientët simptomatikë, që nuk ishin të shtruar në spital, 0.02% e pacientëve vdiqën dhe 0.01% e pacientëve asimptomatikë gjithashtu humbën jetën. Meshkujt kishin më shumë të ngjarë të vdisnin 30 ose më shumë ditë pas diagnozës fillestare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!