Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose aktualisht është ndihmës trajner te Bayern Munchen dhe njëkohësisht po kryen edhe studimet për të marrë licencën elitare të trajnerit.
Së fundmi mësohet se në ndihmë i ka ardhur Milani dhe Stefano Pioli. Mediet italianë mësojnë se shënuesi më i mirë i historisë së Botërorëve do të bëjë praktikë profesionale te Milani.
Kushti i kursit të trajnerëve është kryerja e një praktike profesionale jashtë vendit dhe Klose ka zgjedhur trajnimin me Piolin, të cilin e kishte profesor gjatë aventurës te Lazio. /abcnews.al