Studimet në universitet/ Të rinjtë zgjedhin shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit

schedule15:50 - 3 Prill, 2024

schedule 15:50 - 3 Prill, 2024

Teksa është në përfundim të shkollës së mesme në kryeqytet, Albi Sevrani është i bindur për zgjedhjen e tij për studimet e larta. 18 vjecari do të studiojë informatikë ekonomike në një universitet jashtë vendit. Për këtë zgjedhje të tij ka studiuar mirë edhe tregun e punës.

“Janë dy lëndë që u di mire dhe ka një treg te mirë pune. Edhe prinderit kanë ndikimin e tyre. Të gjithë na fakt më thonë që ështe degë e mirë dhe do e kapësh. Kam vetëm opinione pozitive.”

Maturanti nga Tirana i ka zbuluar herët aftësitë e tij në informatikë, fushë që synon ta kthejë në profesionin e tij, që veç të tjerash do t’i siguronte të ardhura të mira.

“Kam ndjekur kurse informatike. Jam marrë edhe me projekte. Krijim website. besoj që deri diku do e kem mundesinë te gjej punë. Ka mundesi te shumta.”

Ndryshe nga Albi, i cili mendon se studimet jashtë vendit do t’i mundësonin një formim më të mirë, Xhesika Dervishi nuk dëshiron të largohet nga vendi i saj. Ajo eshte maturante ne tirane dhe deshiron te vazhdoje studimet ne kryeqytet

“Bashkëmoshatarët e mi largohen dhe prandaj dua te jap më shumë për vendin tim.”

Xhesika ka vendosur të ndjekë studimet për Drejtësi, duke ndjekur në këtë mënyrë ëndrrën e saj.

“Më duket sikur i jepem më shumë kësaj fushe. Jam këshilluar nga prindërit.  Kam lexuar libra që e vogël rreth kësaj dhe se di me pëlqen.”

Ndonëse e pranon se pasi të përfundojë universitetin do ta ketë të vështirë për të gjetur një punë në sistemin e drejtësisë, 18 vjecarja ka besim se do t’ja dalë.

“Nuk jam e sigurt, por kam besim te vetja.”

Pjesa më e madhe e maturantëve zgjedhin të vazhdojnë studimet në Shqipëri, ndërsa 1/3 e tyre sipas të dhënave nga viti i kaluar aplikuan për të ndjekur studimet në një universitet jashtë vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!