Studimet e fundit sugjerojnë se në ambjentin e punës, ashtu si dhe në një lidhje dashurie, çdo gjë ka të bëjë me kiminë. Në të dyja rastet pjesa më e madhe e situatave varet nga ndërveprimet mes substancave që prodhon trupi ynë.
Flitet shpesh për kiminë në dashuri duke theksuar se tërheqja recirpoke, apo dashuria me shikim të parë mes dy personave është rezultat i veprimit të hormoneve që prodhohen nga trupi ynë. E njëjta gjë mund të thuhet për të gjithë sferën e marrëdhënieve njerëzore ku marrëdhëniet e tërheqjes apo të refuzimit, simpatisë apo antipatisë, por dhe të mirëqënies apo sikletit në ambjentin ku punon lidhet në të vërtetë me produktin e reagimeve reciproke të hormoneve tona.
Kimia influencon në shumë mënyra jetën tonë në punë, fakti që punon në një ambjent ku ndihesh mirë, apo në të kundërtën kur je në stres mund të ketë pasoja të rëndësishme në jetën e përditshme, rendimentin në punë por dhe në nivelin e motivimit. Nëse punohet në një ambjent armiqësor dhe aspak bashkëpunues, apo njerëzit përreth tregojnë shenja të një niveli të lartë të hormonit të stresit, reagimi nga pala tjetër do të jetë sigurisht negative, duke mos i lejuar organizmit të prodhojë apo çlirojë hormone të humorit të mirë apo lumturisë për të ndihmuar në lehtësimin e situatës.
Studimet sugjerojnë se për të punuar në një ambient të qetë dhe pozitiv, nuk është e domosdoshme eliminimi total i hormoneve të stresit. Pasi deri diku mund të jenë stimuluese duke nxitur një konkurrencë të shëndetshme në ambjentin e punës. Por nëse tejkalohet dhe sjelljet bëhen të pakënaqshme apo stresuese, atëherë duhet të jetë e qartë se negativiteti prodhon vetëm negativitet. Më mirë pak adrenalinë herë pas here, por vetëm aq sa duhet./abcnews.al