Studim i ri : Rasti i parë me Covid 19 para zyrtarizimit të pandemisë

schedule09:08 - 25 Qershor, 2021

schedule 09:08 - 25 Qershor, 2021

Sipas një studimi britanik dyshohet se rasti i parë i konstatuar me Covid 19 mund të jetë konfirmuar mes muajit tetor dhe nëntor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se raportimi i parë për këtë sëmundje mund të jetë më datë më të mundshme që ishte 17 nëntori, sipas një studimi të ri britanik.

Rasti i parë u raportua disa javë para datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Ëuhan, e cila bie në fillim të dhjetorit.  Studiuesit në Universitetin e Kentit, të udhëhequr nga Dr. David Roberts, i cili botoi punimin në revistën mjekësore PLoS Pathogens, përdorën një model matematikor për të bërë llogaritjet e tyre.

Studimi i tyre forcon besimin e shumë shkencëtarëve se pandemia kishte filluar më herët dhe më pas u përhap me shpejtësi. Sipas vlerësimeve të reja, rasti i parë jashtë Kinës ndodhi në Japoni më 3 janar 2020.

Rasti i parë në Evropë ndodhi në Spanjë më 12 janar 2020 dhe e para në SHBA më 16 janar.

Sipas studiuesve, paraqitja e koronavirusit të ri para se të infektojë njerëzit duhet të ketë ndodhur pak më herët në vjeshtën e vitit 2019, pa pasur ndonjë mendim mbi origjinën e virusit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!