Studentja qëlloi numrat e lotarisë prej 182 milionë dollarë, por kishte harruar të blinte biletën

schedule22:56 - 2 Mars, 2021

schedule 22:56 - 2 Mars, 2021

Një studente nga Anglia mendoi se ajo kishte fituar një çmim të madh prej 182 milionë dollarë, derisa e kuptoi se kishte harruar të blinte biletën e saj javore.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për Rachel Kennedy nga Hertfordshire, e cila tha se ishte gati të çmendej nga entuziazmi kur të gjithë numrat e saj u gjenden në shortin e së premtes.

19-vjeçarja tregoi se ajo luan me të njëjtët numra çdo javë dhe ishte në ekstazë me fitoren. Por kur ajo thirri për të konfirmuar fitoren e saj, asaj iu tha se kishte harruar të blinte një biletë atë javë.

Rasheli tha se ishte shumë e zënë me punën e saj universitare, saqë i kishte rënë në mendje për të hyrë bërë një gjë të tillë.

I dashuri i saj Liam ndau zhgënjimin e tyre në Twitter, duke shkruar: ‘Kur Zonja juaj vendos të mos luajë në EuroMillons … dhe të 7 numrat e saj të zakonshëm dalin në dritë’.

Kujtojmë që ‘jackpoti’ i së premtes së fundit i Euromillions thuhet se ishte hedhur pesë herë dhe është fituar nga një njeri në Zvicër./abcnews.al