Studentja pezullohet nga universiteti pasi mori fëmijën e saj në klasë

schedule21:03 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 21:03 - 6 Dhjetor, 2022

Një studente britanike është pezulluar për dy javë nga universiteti për shkak se mori foshnjën e saj me vete në klasë. Nëna 35 vjeçare Leah Foster, e cila ndjek Universitetin e Derbit theksoi se profesori i saj kishte rënë dakord ta merrte djalin e saj në klasë, por kjo masë është ndryshuar.

Pas një paralajmërimi fillestar, gruaja pranoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të mbante fëmijën, por më pas iu tha se nuk mund të shkonte më në kampus. Tutori i saj i ka bërë thirrje universitetit të rishqyrtojë masën, por zyrtarët thanë se ishte një “çështje e shëndetit dhe sigurisë”.

“Ndjeva tronditje dhe mosbesim. U ndjeva keq sa po më diskriminojnë sepse kam lindur një fëmijë, por po përpiqem të vazhdoj studimet e mia. E kuptoj që njerëzit e tjerë po paguajnë për t’u diplomuar dhe gjëja e fundit që duan është një fëmijë që qan në klasë.”, u shpreh nëna e re.

“Unë kurrë, kurrë nuk do ta lija atë të qajë ose të bëjë zhurmë ose ta bëjë të vështirë të dëgjohet atë që thotë pedagogu.”, shtoi ajo. /abcnews.al