Një studente afgane e cila është mes qindrave bashkëkombasve të saj të vendosur deri më tani në Shqipëri ka treguar për BBC, se si ndihet në vendin tonë.
Ajo tha se të gjithë janë kujdesur që ata të akomodohen siç duhet. Situata aktuale i duket i turbullt ndërsa për momentin ka vetëm një synim: Të mbyllë universitetin.
“Për të thënë të vërtetën nuk ma kishte marrë mendja që talebanët do të merrnin kontroll. Mendonim që do merrnin kryeqytetin por situata nuk ishte kështu. Na zuri në befasi. Jam përpjekur gjithë jetën të marr arsimim dhe befas gjithçka u shkatërrua brenda një nate.
Dua të përfitoj nga ky rast për të falënderuar popullin shqiptar, kryeministrin, ministren, ambasadoren. U kujdesën dhe ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse për shërbimet dhe mirësinë që kanë treguar.
Situata tani për tani është e turbullt shumë. Për momentin gjërat që shoh apo shpresa që kam për të ardhmen janë se më duhet të studioj për të mbyllur universitetin. Jam në semestrin e parë”, u shpreh ajo. m.v/abcnews.al


