Një student ka qëlluar me armë zjarri në një kolegj në Rusi, duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.
I armatosur me armë gjahu, studenti hapi zjarr në klasë, duke plagosur seriozisht disa persona, dy prej cilëve nuk i mbijetuan plagëve.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten. Lajmi është konfirmuar nga mediat ruse, ndërkohë në rrjete sociale qarkullojnë dhe pamjet e ngjarjes që janë filmuar nga studentët e tjerë. Sipas policisë, e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, i riu mund të ketë hapur zjarrin për shkak të një debati që ka pasur me studentët e tjerë./abcnews.al