Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentët protestojnë kundër rektorit të emëruar nga Erdogan, 17 të arrestuar

schedule09:06 - 6 Janar, 2021

schedule 09:06 - 6 Janar, 2021

Policia turke ka arrestuar 17 studentë në një protestë kundër emërimit të rektorit të ri të Universitetit “Bogasici” në zonën e Bosforit në Stamboll, nga ana e presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Nga 28 urdhëra arresti, 17 studentë kanë përfunduar në pranga. Për të gjithë studentët e arrestuar nga policia, akuzat ndaj tyre janë: zhvillim i paautorizuar I protestës dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Policia turke arriti të shpërndante nëpërmjet ujit me presion dhe gazit-lotsjellës 300 studentët që ishin mbledhur përpara Universitetit prestigjioz, për të protestuar kundër emërimit të rektorit të ri Melih Bulu.

Rektori I ri I Universitetit “Bogasici” është një personazh i panjohur në botën Universitare, i cili në vitin 2015 ishte përpjekur të kandidonte si deputet për partinë e Erdogan, “Drejtësi dhe Zhvillim”.

Krahas lidhjeve të Bulu me partinë, ishte pikërisht emërimi i tij me dekret presidencial, që nxiti indinjatë të fortë jo vetëm tek studentët, por edhe te pedagogët.

Me reformën kushtetuese të vitit 2017, e ardhur pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, Erdogan ka marrë edhe pushtetin për të emëruar rektorët e Universiteteve, të cilët më parë zgjidheshin nga Senati Akademik.

Edhe në 2017-ën, Erdogan e ndoqi këtë prerogativë të re presidenciale, për të zëvendësuar Drejtorin popullor të Universitetit të Bosforit, I cili ishte zgjedhur vetëm pak ditë para puçit të dështuar.

Për tre vite me radhë protestuan studentët turke, ashtu siç aktualisht refuzojnë njohjen e Melih Bulu, në të shkuarën i akuzuar për plagjiaturë në publikimet e tij akademike.

Bastion tradicional i së Majtës, Universiteti “Bogasici” i Bosforit ka qenë shpesh nën shënjestrën e autoriteteve turke vitet e fundit. Megjithatë, pavarësisht arrestimeve, pritet që protestat e studentëve turke të vazhdojnë edhe ditët në vijim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!