Gjatë muajit shtator, studentët qw vinw nga rrethet e vendit, kërkojnë të akomodohen në Tiranë, nw prag tw nisjes sw vitit tw ri akademik.
Ndërsa gjatë viteve të fundit janë përballur me rritje të konsiderueshme të çmimit të qirave tw banesave, këtë vit situata duket se ka ndryshuar.
Sipas agjencive imobilare, në këtë periudhë, ndryshe nga viti i kaluar çmimi i qirave në treg mbetet i stabilizuar. Për këtë duket se kanë ndikuar ndërtimi i konvikteve të reja, të cilat ofrojnë çmime të lira dhe kushte të mira për studentët.
Por sa variojnë çmimet e qirave në Tiranë?
Edhe këtë vit kërkesat më të larta të studentëve janë për zonat periferike, për shkak të çmimit më të lirë.
Për ekspertët e tregut të banesave, nuk pritet të ketë tendencë rritje të çmimit edhe në muajt në vijim.