Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentët në Hungari protestojnë për reforma arsimore

schedule08:21 - 16 Mars, 2023

schedule 08:21 - 16 Mars, 2023

Të mërkurën, mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të Qeverisë së Hungarisë dolën në rrugët e Budapestit për të kërkuar reforma arsimore dhe një ndryshim në klimën politike të vendit.

Organizuar nga grupet studentore, demonstrata, e quajtur “marshimi i lirisë”, synoi presionin ndaj qeverisë hungareze për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të siguruar rritje të pagave për mësimdhënësit.

Ata kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e legjislacionit që kufizon të drejtën e mësuesve për të hyrë në grevë, shkruan REL.

Teksa marshonin në një nga rrugët kryesore të Budapestit, protestuesit brohorisnin parulla si “pa mësues, pa të ardhme” dhe “greva është një e drejtë themelore”.

Grupet e studentëve dhe mësimdhënësit janë përfshirë në greva, braktisje të mësimit dhe akte të tjera të mosbindjes civile muajt e fundit, pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre, duke rezultuar në shkarkimin e disa mësimdhënësve.

Protesta e 15 marsit u organizua me rastin e një feste kombëtare të Hungarisë, datë në të cilën tradicionalisht organizohen marshe të mëdha patriotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!