Studentët kundër Erdogan: Mos i prek universitetet

schedule15:07 - 3 Shkurt, 2021

schedule 15:07 - 3 Shkurt, 2021

Çdo mëngjes dhe mesditë, prej më shumë se një muaji, dhjetëra studentë e profesorë të universitetit të Bosforit, në Stamboll, mblidhen në barin e kampusit me uniformat akademike dhe i kthejnë shpinën zyrës së rektorit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Melih Bulu, një inxhinier me doktoraturë në financë dhe disa vjet mësimdhënie në CV, – i cili në 2015-ën kandidoi me partinë e qeverisë AKP, është emëruar në krye të ateneut nga kreu i shtetit Erdogan me dekret presidencial.

Boaziçi  është një universitet publik ku studentët mësojnë gjuhën angleze dhe konsiderohet si një nga më të mirët dhe më selektivët në vend, pro dhe me një traditë të gjatë liberale. Emërimi i Buku ka shkaktuar një valë protestash të cilat u shtrinë dhe në universitetet e tjera të Turqisë, nga Ankara në Izmir, kundër përpjekjes së Erdogan për të përforcuar ndikimin e tij në botën akademike.

Tradicionalisht rektorët janë zgjedhur gjithnjë nga anëtarë të ateneut, profesorë dhe studentë dhe jo nga një figurë politike. Studentët këmbëngulin në protestën e tyre pavarësisht dhunës së policisë, pasi në pikëpyetje është demokracia. Madje ka dhe prej tyre që pranojnë se nuk mbështeten nga prindërit e tyre konservatorë.

Studentët organizojnë çdo ditë koncerte, ekspozita dhe janë të moshave 20 deri në 22 vjeç. Turqia që njohin ka qenë gjithnjë e drejtuar nga Erdogan dhe pas vitit 2016, pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti, shtypja është përkeqësuar. Disa prej tyre dhe janë arrestuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!