Pas më shumë se dy muaj protesta dhe bojkot, nje grup studentesh te Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, që mbanin të bllokuar mjediset e kësaj ndërtese, kanë dalë nga ngujimi. Sonte në mbrëmje dyert e bllokuara të Fakultetit të Drejtësisë janë hapur dhe në mjediset e brendshme po punohej për përgatitjen për procesin mësimor.
Ky vendim për të liruar ndërtesën e pushtuar, erdhi pas disa kërkesave që ky grup studentësh i kishin drejtuar dekanit Artan Hoxha. Studentët kanë kërkuar si fillim shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si dhe zëvendësimin e këtyre orëve.
Gjithashtu ata kanë kërkuar shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumenteve për bursë dhe përgjysmimin e tarifave dhe mospenalizim të studentëve protestues./abcnews.al