Nga Maksi Rama
Teksa 30 korriku po afron për mbajtjen e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, studentët kërkojnë rritjen e peshës së votës së tyre.
Studentët dhe Qëndresa Qytetare dorëzuan në Kuvend nismën ligjore që forcon përfaqësimin e studentëve në këto zgjedhje
“Ne i kemi drejtuar kërkesë edhe më parë ministrisë së Arsimit, Kuvendit por edhe institucioneve të tjera që kjo kërkesë të merrte zë dhe vetëm sot është bërë i mundur që ne të dorëzojmë zyrtarisht këtë nismë ligjore që ndryshon tre nene të ligjit për arsimin e lartë që rrisin peshën e votës së studentëve dhe përfaqësimin e tyre në senat nga 10 në 30%. Fatjona Dhimitri ka pranuar që ta fusë në agjendën e kuvendit”, është shprehur studenti Marash Logu.
“Ne po gabojmë sepse nuk po japim mundësi që zgjedhjet të kthehen në një edukim qytetar, për të mbajtur zgjedhje me proces të qartë politik për zgjedhje të sigurta që lind nga bankat e shkollës, ne me këtë u kemi dhënë mënyrën se si studentët që në bankat e shkollës të orientohen drejt zgjedhjeve të lira”, ka thënë Migen Qiraxhi nga qëndresa Qytetare.
Për shkak të pandemisë, auditoret e universiteteve u boshatisën, ndaj studentët i cilësojnë të padrejta zgjedhjet në Universitete kur ata s’mund të votojnë
“Student një nga kërkesat kryesore të protestave ka qenë rritja e peshës së votës në zgjedhje dhe rritja e përfaqësimit të tyre në organet drejtuese të universitetit”, ka thënë Logu.
Zyrtarisht 3 janë kandidatët në zgjedhjet e 30 korrikut për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mimoza Hafizi, Artan Hoxha dhe Kozeta Sevrani. /abcnews.al