Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strukturat rezistente ndaj bombardimeve/ Banorët mirëmbajnë tunelët e Patosit: Mund të na hyjnë në punë

schedule20:35 - 28 Shkurt, 2026

schedule 20:35 - 28 Shkurt, 2026

Kodrat e zonës së Patosit Fshat dhe Ofiçinës, fshehin në brendësi disa dhjetëra struktura betoni, në formën e tuneleve, vendstrehimeve apo ndërtimeve me karakter ushtarak.

Të ndërtuara përpara viteve ’90, këto struktura masive nuk janë si busnkerët e zakonshëm, por tunele që do strehonin automjete dhe njerëz të ushtrisë në rast bombardimesh.

Disa tunele që ndodhen në brendësi të kodrave, janë deri në 1 kilometër të gjatë.



“Kanë qenë të repartit ushtarak…mbaheshin mjetet e ushtrisë.. janë rezistentë… as lagështi s ka këtu… edhe nese ka luftë, këto janë të sigurta”

Ndryshe nga zonat përreth, ku strukturat prej betoni u shkatërruan për material ndërtimi, këtu në Patos Fshat, tunelet e ish-repartit ushtarak janë mirëmbajtur nga banorët.

“Une i pastroj nga bimësia … këtu …”

Neki Agaraj 74 vjeç kujton kohën kur u ndërtuan strukturat prej betoni.

Në zonën e Patosit fshat dhe ofiçinës, janë disa dhjetëra struktura të tilla betoni. Ato u ndërtuan rreth viteve ’70 për t’I shërbyer ushtrisë në rast bombardimesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!