Strugës i iken fitorja nga duart në fund, Llullaku gjen golin e radhës në Rumani

schedule17:49 - 19 Shtator, 2020

schedule 17:49 - 19 Shtator, 2020

Struga Trim Lum ishte shumë afër arritjes së fitores së dytë radhazi në kampionët, por e mbylli në barazim sfidën jashtë fushe ndaj Rabotnickit. Dejan Cvetanoski i dhuroi avantazhin ekipit shqiptar në minutën e 78-të, por vendasit gjetën golin e barazimit katër minuta përpara fundit.

Përfundimisht 1-1, të dy ekipet morën nga një pikë dhe Struga renditet përkohësisht në vend të shtatë me 8 pikë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Sfida tjetër mes Makedonija GP dhe Vardarit u mbyll më triumfin 2-1 të skuadrës vendase.

Maqedonia e Veriut, java e gjashtë
Makedonija GP-Vardar 2-1
Rabotnicki-Struga Trim Lum 1-1
(Toseski 86′ / Cvetanoski 78′)

Azdren Llullaku ka gjetur golin e radhës në Rumani. Ish-sulmuesi i kombëtares, pjesë e Concordias në divizionin e dytë, ka gjetur golin e parë të sfidës së fituar 4-0 ndaj Pandurii. 32-vjeçari nga Istogu dërgoi topin në rrjetë në minutën e 30-të.

Rrjeta e tretë me ekipin e ri për sulmuesin shqiptar dhe vendi i dytë në renditje për Concordian (numëron 8 pikë pas katër javëve të para), që ka si objektiv kryesor rikthimin në elitën e futbollit rumun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!