Humbasin Struga dhe Shkupi, ndërkohë që Shkëndija merr vetëm një pikë në javën e 26-të të kampionatit elitar të Maqedonisë së Veriut, me kampionët e Klodian Duros, dolën pa pikë nga dueli në transfertë përballë Vardarit, me këta të fundit që fituan 1-0, falë golit të Djuric në pjesën e dytë.
Shkupi nuk përfitoi për t’u afruar me kreun, duke humbur me të njëjtin rezultat me Breglanica Stip. Në barazim 1-1 u mbyll Makedonija GP-Shkëndija, takim që kuqezinjtë nga Tetova e luajtën me dhjetë lojtarë prej fundit të pjesës së parë. Moment kur u ndëshkua me të kuq Krstevski. Endrit Krasniqi kishte kaluar Shkëndijën në avantazh në minutën e 23’, por vendasit rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë me anë të Gilbertos.
Një pikë edhe për Voska Sport, skuadra tjetër shqiptare që garon në elitë. Ekipi nga Ohri e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen shtëpiake kundër Rabotnicki, mirëpo ekipet nuk vijojnë të ndryshojnë në renditje, me Strugën, që vijon të kryesojë me 54 pikë, pas tyre vjen Shkupi me tri pikë më pak, ndërkohë që Shkëndija renditet e treta me 49 pikë. /i.m /abcnews.al