Struga fiton përballjen ndaj Shkëndijes së Tetovës me rezultatin 2-1. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro e panë veten në disavantazh prej minutës së 54′-t kur Endrit Krasniqi shënoi nga pika e bardhë. Megjithatë, kartoni i kuq i Erald Çinarit në minutën e 62′-të iu dha më shumë shpresë vendasve të cilët gjetën golin e barazimit në të 73′-tën me Compaore.
Dy minuta më pas, Struga shënoi edhe golin e përmbysjes me anë të Radeskit dhe më pas e menaxhoi deri në fund avantazhin. Pas kësaj fitoreje, Struga ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vend të dytë, duke parakaluar Shkëndijen e Tetovës që mbetet me 25 pikë në vend të tretë.
Në ndeshjen tjetër, Shkupi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Vardarit. Vendasit shënuan nga një gol për pjesë me Voshën në pjesën e parë dhe në fraksionin e dytë me Kukën. Pas këtij trepikëshi, Shkupi ruan kryesimin e kampionatit me 28 pikë ndërsa Vardar mbetet në vend të fundit me 11 pikë.