Skënderbeu ka përfituar nga ndërprerja e kampionatit për të zhvilluar një miqësore ditën e sotme. Korçarët u përballën me Struga Trim&Lum, ekipin shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Takimi nuk prodhoi gola dhe u mbyll në barazim.
Ilir Daja përfitoi për të aktivizuar disa lojtarë nga ekipi i të rinjve në pjesën e dytë. Ndeshja ishte pothuajse e barabartë. Skënderbeu e kërkoi më shumë golin, por Gripshi dhe Mara nuk ia dolën të realizonin rastet e tyre.
Në fushë zbriti edhe Bylis. Ekipi ballshiot zgjodhi Lushnjen për të zhvilluar një miqësore, të cilën e fitoi 3-1. Antoni, Guindo dhe Janku ishin autorët e golave për Bylis, teksa Mikel Canka shënoi golin e nderit për lagunarët. /abcnews.al
Skënderbeu – Struga Trim&Lum 0-0
Bylis – Lushnja 3-1
(Antoni 7’, Guindo 38’, Janku 50’ / Canka 70’)