Laçi, Teuta dhe Partizani kanë programuar të zhvendosen drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar një minifazë përgatitore në prag të ndeshjeve në kupat e Europës.
Në këto kushte ato do të zhvillojnë miqësore me skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Momentalisht në mediat në vendin fqinj raportohet se Teuta dhe Partizani do të luajnë kundër Struga Trim&Lum.
Ende nuk ka data për këto miqësore, ndryshe nga përballja e Laçit me kampionët e Shkëndijës së Tetovës, që luhet më 25 qershor. /abcnews.al