“Stroke Unit”, në spitalin Amerikan 3 qendra me e specializuar në rajon

schedule15:03 - 4 Shkurt, 2022

schedule 15:03 - 4 Shkurt, 2022

Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3, qendra me e specializuar për trajtimin e goditjeve në tru në rajon, ofron një sërë shërbimesh për pacientët.

“Jemi të fokusuar në trajtimin e insulteve cerebrale akute, në trajtimin e keqformimeve vaskulare duke përfshirë hemoragjitë në trutë dhe format e ndryshe vaksulare dhe procedurat e tjera”, ka thënë ai.

Me aparaturën e re biplane përfitimet për pacientët e prekur nga goditjet në tru do të jenë shumë më të mëdha.

Sipas radiologut intervencionues Klodian Çaçi kjo pajisje ofron cilësi në trajtim për një kohë më të shkurtër.

“Kemi një vizualizim më të mirë dhe të venozave të vogla sa më shumë dhe selektiv të jemi në procedurën e mbylljes së këtyre enëve aq më shumë avantazh paraqet për pacientin pasi kursejmë rrisqet që mund të japë mbyllja e një ene më të madhe”, ka thënë mjeku.

Pamja që mjeku përfton përmes kësaj teknologjie është më e qartë ndërsa trajtimi për pacientin rezulton më efektiv.

Përmes fjalës së fundit të teknologjisë dhe një ekipi profesionistësh në Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3  marrin zgjidhje të gjitha  problemet e goditjeve në tru ose insultet cerebrale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!