Stringa: Rritja nga viti 2019 vetëm me 4%, Bozdo: Kriza reale lajm i keq për ekonominë shqiptare

schedule22:47 - 4 Tetor, 2021

schedule 22:47 - 4 Tetor, 2021

Ekonomisti Azmi Stringa deklaroi në studion e “Log.” se rritja e ekonomisë në vitin 2021 në raport me atë në 2019 para pandemisë është vetëm 4%. Ai u shpreh se duhet ruajtur kultura e njerëzve që paguajnë energji elektrike ndërsa shtojë se nevojitet një politikë e posaçme për të mbrojtur shtresat në nevojë.

“Kultura e njerëzve që paguajnë energji elektrike duhet të vazhdojë. Duhet të krijojmë kulturën që energjia të paguhet të paraqitesh. Kjo është gjë e mirë që qeveria duhet ta vërë në praktikë që të mbështesë shtresat në nevojë. Ka gjëra që mund të bëhen shumë të mira edhe për të mbrojtur shtetet në nevojë.

Rritja e çmimeve që vjen, energjia është komponent kryesor. Shtresat më të varfra janë më vulnerabël. Ne kemi edhe një fluks të madh kesh që vendet perëndimore e kanë hedhur në treg. Qeveria jonë nuk ka pasur lekë as për t’ia hedhur koorporatave dhe as qytetarëve.

Ne kemi pasur atë ringritjen sit ë gjithë vendet e tjera në tre mujorin e dytë. Ky argumenti në krahasim me 2019 rritja është vetëm me 4%. Nëse e marrim rritjen kaq. Nëse fusim këto komponentë nuk ka dhënë efekt te ne”, tha ai.

Lidhur me krizën energjetike të paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Enno Bozdo, zyrtar i PD, tha se nëse kriza është reale, ky është lajm i keq për ekonominë shqiptare.

“Nëse reformat e duhura do ishin bërë në kohën e duhur do ishim sot në një pozicion më të favorshëm. Nëse do kemi krizë reale do jemi lajm shumë i keq për ekonominë shqiptare. Jemi ende në pikun e pandemisë”, tha Bozdo. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!